Biden: Racizmi problem i institucionalizuar në Amerikë
Presidenti i Amerikës ka theksuar shqyrtimin e racizmit të gjerë që është institucionalizuar anë e mbanë Amerikës.
Kanali televiziv CNN njoftoi se presidenti i Amerikës në një fjalim drejtuar popullit amerikan në lidhje me racizmin në këtë vend, ka thënë: “Një prej rasteve që mund të rekomandohet në lidhje me këtë çështjeje, është kjo që ne të shikojmë një tërësi të problemeve që bëhen shkak për trajtimin në mënyrë të veçantë ndaj zezakëve dhe njerëzve me ngjyrë. Kjo çështjeje përfshinë raste të ndryshme siç janë edhe vendimet e prokurorisë së gjykatave. Gjithashtu çdo kush që mundohet të krijojë përçarje në këtë vend, unë do të ndërhy dhe nuk do të lejojë një gjë të tillë. Gjithashtu ringjallja e dinjitetit njerëzor, krenarisë dhe sinqeritetit në këtë vend janë prej arsyeve të pjesëmarrjes në zgjedhjet presidenciale të fundit në Amerikë”.
Sipas bindjes së shumë ekspertëve, lëvizja e racizmit dhe ndjenjës së superioritetit në Amerikë është shtuar në masë të gjerë pas fitores së ish-presidentit amerikan Donald Trump dhe arriti kulmin e vet me vrasjen në mënyrë çnjerëzore të zezakut Georg Floyd.