Riabkov: Bota multilaterale është zëvendësim për diktaturën e Amerikës
Zv/ministri i punëve të jashtme të Rusisë deklaroi se nëse Uashingtoni vazhdon politikat e veta armiqësore, atëherë do të ndiqet qasja politike për ta ndalur Amerikën në mënyrë të gjithanshme.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Sergei Riabkov, zv/ministri i punëve të jashtme të Rusisë, në një prononcim për gazetarë, ka deklaruar: “Nëse Amerika nuk heq dorë nga politikat e saj armiqësore kundër Moskës, Rusia do të fillojë politikën aktive të kontrollit. Pavarësisht sanksioneve të Amerikës kundër Rusisë, Moska nuk do ta lë anash programin e saj konstruktiv në marrëdhëniet me Uashingtonin, mirëpo ne në mënyrë të vetme nuk mund ta zbatojmë këtë program. Nëse kjo qasje e Amerikës dhe ushtrimi i presionit mbetet si një element kryesor, atëherë Rusia do ta ndjekë politikën e kontrollit gjithëpërfshirës ndaj Amerikës në të gjitha fushat. Kjo politikë përfshinë përballjen me sanksionet dhe me përpjekjet e Amerikës për të ushtruar ndikim mbi politikat e Moskës në nivel të brendshëm. Multilateraliteti nuk është konflikt por zëvendësim për diktaturën e Amerikës”.