Rusia paralajmëron Izraelin
Moska ka paralajmëruar për pasojat e rrezikshme të sulmeve të vazhdueshme ajrore të regjimit sionist në Siri.
Aleksandër Lavrentiev, përfaqësuesi special i Moskës për Sirinë tha të Mërkurën (17 Shkurt) se sulmet e vazhdueshme ajrore të Izraelit kundër Sirisë mund të çojnë në hakmarrje nga Damasku, çka do të pasohet nga përshkallëzimi i mëtejshëm i tensioneve në të gjithë rajonin, njoftoi agjensia ruse e lajmeve Interfax. Deklaratat e Lavrentiev vijnë ndërsa Presidenti rus Vladimir Putin kishte një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu. Putini dhe Netanjahu shkëmbyen mendime mbi çështjet ndërkombëtare si dhe çështjet rajonale në Lindjen e Mesme, tha Kremlini në një deklaratë të hënën. Diskutimet u përqendruan në kushtet aktuale të konfliktit në Siri.