Kryeministri i Gjeorgjisë jep dorëheqjen
(last modified Thu, 18 Feb 2021 19:03:52 GMT )
Shkurt 18, 2021 20:03 Europe/Tirane
  • Kryeministri i Gjeorgjisë jep dorëheqjen

Kryeministri i Gjeorgjisë zgjodhi të japë dorëheqjen për të evituar krizën politike.

Një gjykatë gjeorgjiane vendosi këtë javë për arrestimin e liderit të opozitës, pse nuk kishte paguar tarifën e lirimit me kusht, kur akuzohet si organizator i protestave antiqeveritare të vitit 2019. Por kryeministri, Giorgi Gaharia, deklaroi të enjten se arrestimi i kryeopozitarit do të ishte me rrezik për vendin. “Qëndrimi im absolut është se nuk mund të pranoj një masë të tillë, qoftë edhe e ligjshme, kundër një personi të caktuar kur ajo paraqet rreziqe për shëndetin dhe jetën e qytetarëve, ose krijon mundësinë e përshkallëzimit politik në vend.” Kryeministri Gaharia tha se për këtë qëndrim tijin kishte ndeshur kundërshtinë e anëtarëve të tjerë të qeverisë. “Fatkeqësisht, nuk gjetëm dot dakordësinë për këtë çështje. Prandaj vendosa të jap dorëheqjen.” Kryeopozitari, Nika Melia, drejton Lëvizjen e Bashkuar Nacionale dhe i ka mohuar akuzat. Ai rrezikon deri 9 vite burg ndërsa Ministria e Brendshme e vendit tha se arrestimi i Melias është pezulluar përkohësisht. Protestat e 2019-ës u provokuan nga caktimi i një deputeti rus në krye të parlamentit gjeorgjian, veprim që revoltoi opozitën dhe shtyu qytetarët të provojnë të hyjnë me dhunë në godinë. Shumica dhe pakica po përplasen edhe për zgjedhjet e tetorit të kaluar, të cilat opozita pretendon se u manipuluan nga qeveria.

 

Tags