Borrell: Po zhvillohen kontakte të rëndësishme rreth marrëveshjes bërthamore
Shefi i diplomacisë evropiane në prag të organizimit të takimit të ministrave të punëve të jashtme të Bashkimit Evropian, deklaroi se gjatë këtyre ditëve po zhvillohen kontakte diplomatike të rëndësishme me qëllim ruajtjen e marrëveshjes bërthamore.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Josep Borrell, shefi i diplomacisë evropiane, ditën e hënë ka deklaruar se zbatimi i plotë i zotimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore, varët nga kthimi i Amerikës në këtë marrëveshje.
Josep Borrell shtoi: “Në takimin e sotshëm të ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do të diskutohen zhvillimet më të fundit ndërkombëtare duke përfshirë marrëdhëniet me Rusinë, grusht shtetin në Mianmar, situatën në Hong Kong dhe Bjellorusi”.
Josep Borrell gjithashtu vuri në dukje pjesëmarrjen e Antonio Blinken, sekretarit amerikan të shtetit në këtë takim dhe e vlerësoi atë si një rast të ri për marrëdhëniet trans-atlantike.
Blinken me anë të videokonferencës do të marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të BE. Ky takim organizohet në kohën kur Irani që nga nesër do të ndërpresë zbatimin e veprimeve vullnetare në kuadër të marrëveshjes bërthamore duke përfshirë edhe zbatimin e Protokollit Shtesë të ANEA-s në kuadër të veprimeve kompensuese.