SHBA nuk pranon ofertën e ministrit të jashtëm kinez
https://parstoday.ir/sq/news/world-i104652-shba_nuk_pranon_ofertën_e_ministrit_të_jashtëm_kinez
Shtetet e Bashkuara kanë treguar pak interes për kërkesën e fundit të Ministrit të Jashtëm kinez për të përmirësuar marrëdhëniet midis dy vendeve.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 23, 2021 16:26 Europe/Tirane
  • SHBA nuk pranon ofertën e ministrit të jashtëm kinez

Shtetet e Bashkuara kanë treguar pak interes për kërkesën e fundit të Ministrit të Jashtëm kinez për të përmirësuar marrëdhëniet midis dy vendeve.

Pas deklaratave të së hënës nga Ministri i Jashtëm Kinez që SHBA të braktiste masat anti-kineze në mënyrë që të dy vendet të bashkëpunonin, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA shprehu dyshime rreth bisedimeve. Ministri i jashtëm kinez Wang tha se qeveria amerikane duhet të eliminojë tarifat iracionale për mallrat kineze dhe të heqë sanksionet e njëanshme ndaj kompanive dhe institucioneve kineze për të hapur rrugën për bashkëpunimin SHBA-Kinë për çështje globale të tilla si ndryshimi i klimës dhe pandemia globale e virusit Corona. Pas këtyre deklaratave, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price tha se kjo është mënyra e vazhdueshme e Pekinit për të fshehur fajësinë e tij në mungesën e transparencës dhe respektit për ligjin ndërkombëtar dhe theksoi se administrata e re e SHBA është e përkushtuar ndaj vlerave të saj demokratike.