Lavrov: Programi atomik i Iranit ka nevojë për një qasje konstruktive
Ministri i punëve të jashtme të Rusisë ka theksuar se programi atomik i Iranit ka nevojë për një qasje konstruktive dhe ka kërkuar nga Amerika të shtojë përpjekjet në këtë drejtim.
Agjencia e lajmeve Rianovosti njoftoi se Sergei Lavrov, ministri i punëve të jashtme të Rusisë, në konferencën për çarmatim në Gjenevë që u zhvillua nëpërmjet videokonferencës, vuri në dukje zotimin e Iranit në programin atomik paqësor dhe zotimin e plotë të Teheranit ndaj marrëveshjes bërthamore dhe theksoi se presim nga Qeveria e Amerikës të shtojë përpjekjet për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore.
Qeveria e re e Amerikës e kryesuar nga Joe Biden ka pohuar dështimin e politikës së ish-presidentit amerikan Donald Trump ndaj Iranit dhe ka pretenduar se duke marrë parasysh faktin se dalja e njëanshme e Amerikës nga marrëveshja bërthamore ka rezultuar me izolimin ndërkombëtar të këtij vendi, synon ta kthejë Amerikën në këtë marrëveshje ndërkombëtare e cila është miratuar edhe nga ana e Këshillit të Sigurimit të OKB, mirëpo akoma nuk ka paraqitur ndonjë program të qartë në këtë drejtim dhe po vazhdon t’i përsërisë pretendimet e veta ambicioze pa ndonjë veprim konkret.