Gjermania: Ndryshimet klimatike janë rreziku më i madh për paqen globale
https://parstoday.ir/sq/news/world-i104690-gjermania_ndryshimet_klimatike_janë_rreziku_më_i_madh_për_paqen_globale
Ministri i punëve të jashtme të Gjermanisë ka kërkuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara që të shtojë përpjekjet për t’u përballur me ngrohjen e tokës dhe ndryshimet klimatike si prioritet kryesor të saj.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 24, 2021 14:51 Europe/Tirane
  • Gjermania: Ndryshimet klimatike janë rreziku më i madh për paqen globale

Ministri i punëve të jashtme të Gjermanisë ka kërkuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara që të shtojë përpjekjet për t’u përballur me ngrohjen e tokës dhe ndryshimet klimatike si prioritet kryesor të saj.

Agjencia e lajmeve DW njoftoi se Heiko Maas, ministri i punëve të jashtme të Gjermanisë, në një videokonferencë për mbledhjen e KS të OKB, ka paralajmëruar se pasojat e ndryshimeve klimatike shtojnë konfliktet globale dhe në këtë mënyrë e rrezikon në masë shumë të madhe paqen dhe sigurinë globale.

Ministri i punëve të jashtme të Gjermanisë ka shtuar: “Ngrohja e rruzullit tokësor ushtron ndikim negativ mbi drejtësinë dhe çështjen e barazisë sociale. Me ndryshimet klimatike, dëmtohen edhe ekosistemet dhe kjo rezulton me zhdukjen e llojeve të ndryshme dhe kërcënon sigurinë ushqimore”.

Edhe Boris Johnson, kryeministri i Britanisë i cili kryesonte këtë takim virtual, deklaroi se ndryshimet klimatike janë kërcënim për sigurinë kolektive dhe kombëtare.