Venezuela dëbon ambasadorin e BE-së
Qeveria e Venezuelës në përgjigje të sanksioneve të reja të BE kundër zyrtarëve të vendit, i ka dhënë ambasadorit të BE në Karakas 72 orë për të lënë Venezuelën.
Sipas Agjencisë së Lajmeve Fars, Ministri i Jashtëm i Venezuelës Jorge Ariza thirri në Ministrinë e Jashtme të Venezuelës ambasadoren e BE në Karakas Elizabeth Brillohant dhe në një shënim, duke e quajtur atë një element të padëshirueshëm i ka dhënë një afat prej 72 orësh që të lërë vendin. Bashkimi Evropian (BE) lëshoi të mërkurën një deklaratë duke i bërë thirrje qeverisë së Nicolas Maduro të rishikojë përjashtimin e ambasadores së BE nga Venezuela. Bashkimi Evropian (BE) të hënën sanksionoi 19 zyrtarë të tjerë për një tjetër goditje ndaj Presidentit Venezuelës Nicolas Maduro, duke i akuzuar ata për shkeljen e të drejtave të partive të opozitës dhe minimin e demokracisë dhe njëkohësisht mbështeti liderin e opozitës Venezuelës Juan Guido. Në vitet e fundit, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj, përfshirë Bashkimin Evropian, janë përpjekur të përmbysin qeverinë legjitime anti-amerikane të Venezuelës përmes kërcënimeve, sanksioneve, presioneve dhe një bllokade ekonomike, por pa rezultat.