Venezuela dëbon ambasadorin e BE-së
https://parstoday.ir/sq/news/world-i104714-venezuela_dëbon_ambasadorin_e_be_së
Qeveria e Venezuelës në përgjigje të sanksioneve të reja të BE kundër zyrtarëve të  vendit, i ka dhënë ambasadorit të BE në Karakas 72 orë për të lënë Venezuelën.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 25, 2021 03:44 Europe/Tirane
  • Venezuela dëbon ambasadorin e BE-së

Qeveria e Venezuelës në përgjigje të sanksioneve të reja të BE kundër zyrtarëve të  vendit, i ka dhënë ambasadorit të BE në Karakas 72 orë për të lënë Venezuelën.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Fars, Ministri i Jashtëm i Venezuelës Jorge Ariza thirri në Ministrinë e Jashtme të Venezuelës ambasadoren e BE në Karakas Elizabeth Brillohant dhe në një shënim, duke e quajtur atë një element të padëshirueshëm i ka dhënë  një afat prej 72 orësh që të lërë vendin. Bashkimi Evropian (BE) lëshoi ​​të mërkurën një deklaratë duke i bërë thirrje qeverisë së Nicolas Maduro të rishikojë përjashtimin e ambasadores së BE nga Venezuela. Bashkimi Evropian (BE) të hënën sanksionoi 19 zyrtarë të tjerë për një tjetër goditje ndaj Presidentit Venezuelës Nicolas Maduro, duke i akuzuar ata për shkeljen e të drejtave të partive të opozitës dhe minimin e demokracisë dhe njëkohësisht mbështeti liderin e opozitës Venezuelës Juan Guido. Në vitet e fundit, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj, përfshirë Bashkimin Evropian, janë përpjekur të përmbysin qeverinë legjitime anti-amerikane të Venezuelës përmes kërcënimeve, sanksioneve, presioneve dhe një bllokade ekonomike, por pa rezultat.