Këshilli i Sigurimit vazhdon edhe për një vit sanksionet kundër Jemenit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i104754-këshilli_i_sigurimit_vazhdon_edhe_për_një_vit_sanksionet_kundër_jemenit
Këshilli i Sigurimit të OKB ka miratuar një rezolutë me anë të cilës ka vazhduar sanksioneve financiare dhe ndalimin e udhëtimit kundër Jemenit edhe për një vit tjetër, do të thotë deri në vitin 2022.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 26, 2021 15:07 Europe/Tirane
  • Këshilli i Sigurimit vazhdon edhe për një vit sanksionet kundër Jemenit

Këshilli i Sigurimit të OKB ka miratuar një rezolutë me anë të cilës ka vazhduar sanksioneve financiare dhe ndalimin e udhëtimit kundër Jemenit edhe për një vit tjetër, do të thotë deri në vitin 2022.

Kanali televiziv Al Xhazira njoftoi se KS i OKB ka vazhduar afatin e misionit të ekipit të ekspertëve për sanksionet ndërkombëtare kundër Jemenit deri më 28 mars të vitit 2022. Kjo rezolutë është miratuar me pajtimin e 13 vendeve anëtare të KS të OKB ndërsa Rusia dhe Kina kanë abstenuar ndaj kësaj rezolute. Në këtë rezolutë theksohet reduktimi i tensioneve në të gjithë Jemenin dhe vendosja e armëpushimit në këtë vend, ndërprerja e menjëhershme e sulmeve në Jemen pa kurrfarë parakushti.

Kjo është në kohën kur Arabia Saudite me mbështetjen e Amerikës dhe të disa shteteve të tjera që nga marsi i vitit 2015, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit dhe ka vendosur bllokadë të hekurt tokësore, detare dhe ajrore kundër këtij vendi.