Biden bisedon me telefon me mbretin e Arabisë Saudite
(last modified Fri, 26 Feb 2021 14:19:47 GMT )
Shkurt 26, 2021 15:19 Europe/Tirane
  • Biden bisedon me telefon me mbretin e Arabisë Saudite

Presidenti i Amerikës në një bisedë telefonike me mbretin e Arabisë Saudite, pa përmendur fare krimet e koalicionit agresor saudit në luftën kundër Jemenit, ka theksuar përfundimin e sulmeve ndaj këtij vendi dhe shqyrtimin e çështjeve të të drejtave të njeriut në Arabinë Saudite.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Shtëpia e Bardhë të enjten pasdite me anë të një deklarate, ka thënë: “Joe Biden ka biseduar me mbretin Selman bin Abdulaziz në lidhje me rifillimin e përpjekjeve diplomatike të udhëhequra nga OKB dhe Amerika për t’i dhënë fund luftës në Jemen dhe zotimin e Amerikës për ta ndihmuar Arabinë Saudite”.

Në kohën kur drejtori i CIA-s pritet ta publikojë një raport rreth vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi dhe rolin e Muhamed bin Selman, princit të kurorës së Arabisë Saudite në këtë vrasje, Biden dhe mbreti Selman kanë rënë dakord për të bashkëpunuar rreth çështjeve me interes të përbashkët dhe rreth shqetësimeve të përbashkëta.

Gjithashtu Departamenti Amerikan i Shtetit ka deklaruar se Jo Biden është i vendosur të rishikojë vazhdimin e marrëdhënieve me Arabinë Saudite në një mënyrë që të sigurohen plotësisht interesat e Amerikës.

Tags