Demonstrata në Paris kundër kufizimeve të Koronës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i105124-demonstrata_në_paris_kundër_kufizimeve_të_koronës
Qytetarët francezë të Shtunën protestuan në Paris kundër vazhdimit të kufizimeve koronare.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 07, 2021 05:17 Europe/Tirane
  • Demonstrata në Paris kundër kufizimeve të Koronës

Qytetarët francezë të Shtunën protestuan në Paris kundër vazhdimit të kufizimeve koronare.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Fars, demonstratat e qytetarëve francezë u shoqëruan me ndërhyrje të policisë për shkak të mosrespektimit të procedurave shëndetësore dhe distancës sociale. Policia e Parisit shkroi në një mesazh në Twitter se ‌ forcat e sigurisë i dhanë fund turmave pasi një numër qytetarësh nuk iu bindën kufizimeve të koronës. Parisi është një nga qytetet në Francë ku ka shumë shqetësime në lidhje me përhapjen e virusit Korona. Rreth 3,890,000 njerëz në Francë janë infektuar me virusin korona deri më tani dhe më shumë se 88,000 kanë vdekur. Ministria Franceze e Shëndetësisë thotë se virusi Britanik aktualisht është shkaku i 64% të infeksioneve virale në këtë vend. Sipas raportit, në 57 zona më të rënduara, përfshirë provincën e Parisit, pjesa e virusit britanik ka arritur në 80%. Kryebashkiakët e disa zonave, përfshirë qytetin e Nicës në jug të Francës, kanë ndërmarrë hapa praktikë për të parandaluar hapjen e qendrave tregtare dhe dyqaneve.