Protesta kundër masave kufizuese të Koronas në Gjermani dhe Austri
https://parstoday.ir/sq/news/world-i105140-protesta_kundër_masave_kufizuese_të_koronas_në_gjermani_dhe_austri
Me mijëra qytetarë të Gjermanisë dhe të Austrisë ditën e shtunë kanë protestuar kundër vazhdimit të kufizimeve të ashpra për shkak të pandemisë së virusit Korona në këto vend.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Mars 07, 2021 16:11 Europe/Tirane
  • Protesta kundër masave kufizuese të Koronas në Gjermani dhe Austri

Me mijëra qytetarë të Gjermanisë dhe të Austrisë ditën e shtunë kanë protestuar kundër vazhdimit të kufizimeve të ashpra për shkak të pandemisë së virusit Korona në këto vend.

Agjencia e lajmeve Iran Press ka njoftuar se qytetarët e Gjermanisë dhe të Austrisë duke protestuar në disa qytete të këtyre dy vendeve, kanë kundërshtuar vazhdimin e masave kufizuese për shkak të virusit Korona në vendet e tyre.

Protestuesit kanë theksuar se masat e ashpra kufizuese për shkak të pandemisë Korona kanë mbyllur jetën dhe biznesin e punën e tyre. Në qytetin Leipzig të Gjermanisë me qindra persona kanë dalë nëpër rrugë me makinat e tyre. Gjithashtu në qytete të tjera të Gjermanisë janë zhvilluar protesta të ngjashme dhe qytetarët kanë protestuar kundër masave kufizuese të pandemisë së virusit Korona. Përgjatë dy muajve prej kur ka filluar vaksinimi i qytetarëve kundër pandemisë së virusit Korona në Gjermani, vetëm 5% e qytetarëve të këtij vendi kanë arritur të marrin një dozë të vaksinës.

Kanali DW i Gjermanisë të mërkurën ka raportuar se deri më tani janë vaksinuar rreth 6.4 milionë persona dhe nga kjo shifër 4.2 milionë persona kanë marrë një dozë dhe 2.2 milionë persona kanë marrë dozën e dytë të vaksinës kundër virusit Korona.