OBSH rrëzon planet e BE-së
https://parstoday.ir/sq/news/world-i105148-obsh_rrëzon_planet_e_be_së
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka rezerva serioze ndaj planit të Komisionit të BE për një “pasaporte digjitale vaksinimi kundër Covid-19”.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Mars 07, 2021 19:55 Europe/Tirane
  • OBSH rrëzon planet e BE-së

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka rezerva serioze ndaj planit të Komisionit të BE për një “pasaporte digjitale vaksinimi kundër Covid-19”.

Drejtori rajonal i OBSH-së në Evropë, Hans Kluge, i tha gazetës së përditshme “Die Welt” se nuk është e sigurt se sa zgjat imuniteti pas vaksinimit kundër koronavirusit. Prandaj OBSH i refuzon librezat e kërkuara të vaksinimit. “Ne e kuptojmë që qeveritë përballen me realitetin politik,” theksoi mjeku belg, duke shtuar se hedhja në përdorim e këtyre librezave, që është njoftuar për verën e këtij viti, është “ndoshta e pashmangshme”. “Por ky nuk është rekomandim i OBSH-së”, shtoi ai. Komisioni Europian do ta paraqesë projektligjin për “librezën e gjelbër digjitale” në 17 mars. Në të do të regjistrohen vaksinimet për koronën, sëmundja COVID-19 dhe testet negative. Qëllimi është të gjendet një mënyrë e sigurt për të hequr kufizimet dhe për të udhëtuar në Evropë. Kushtet teknike për këtë librezë pritet të jenë gati brenda tre muajsh në mënyrë që njerëzit e vaksinuar të mund ta dëshmojnë imunizimin e tyre në të gjithë Evropën pa pasur rrezik për falsifikime. Kluge, pret që pandemia të marrë fund për rreth dhjetë muaj.