Sërish trazira në SHBA, përplasje mes grupeve pro dhe kundër Trumpit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i105150-sërish_trazira_në_shba_përplasje_mes_grupeve_pro_dhe_kundër_trumpit
Në përleshjet e shënuara në New York të SHBA-së mes grupit mbështetës të ish-presidentit Donald Trump dhe grupit kundërshtar që kërkon heqjen e flamurit racist të varur në njësinë e zjarrfikësit janë arrestuar 3 persona.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Mars 07, 2021 19:57 Europe/Tirane
  • Sërish trazira në SHBA, përplasje mes grupeve pro dhe kundër Trumpit

Në përleshjet e shënuara në New York të SHBA-së mes grupit mbështetës të ish-presidentit Donald Trump dhe grupit kundërshtar që kërkon heqjen e flamurit racist të varur në njësinë e zjarrfikësit janë arrestuar 3 persona.

Anëtarët e grupit “Black Lives Matter” (Jeta e njerëzve me ngjyrë vlen) zhvilluan protestë në New York për heqjen e flamurit të varur në Departamentin e zjarrfikësit Long Island dhe i cili thuhet se posedonte simbole “raciste”. Pasi mbështetësit e Trumpit kërkuan të zhvillojnë protestë kundër protestës në fjalë, bëri që debati në fjalë të shndërrohet në përleshje. Theksohet se pas ndërhyrjes së policisë në ngjarje u arrestuan të paktën 3 protestues. Gjithashtu edhe dje në sheshin “Times” në New York u shënuan përleshje mes mbështetësve të Trumpit dhe grupeve kundërshtare.