Katër shpërthime vdekjeprurëse në Guinenë ekuatoriale
(last modified Mon, 08 Mar 2021 08:41:43 GMT )
Mars 08, 2021 09:41 Europe/Tirane
  • Katër shpërthime vdekjeprurëse në Guinenë ekuatoriale

Media raportoi disa shpërthime të tmerrshme në një bazë ushtarake në Guinenë ekuatoriale.

Media raportoi katër shpërthime të tmerrshme në një bazë ushtarake në Guinea ekuatoriale.  Shpërthimi ndodhi pak pas mesdite në një baze ushtarake në qytetin Bata, sipas Reuters.  Televizioni lokal i Guinesë tregoi njerëz që nxjerrin trupa nga poshtë rrënojave.  Sipas Reuters, një numër trupash mund të shihen të mbështjellë me mbulesa.  Të paktën 20 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 400 janë plagosur në një seri shpërthimesh, njoftoi agjencia e lajmeve Daily Sabah e Turqisë, duke cituar Televizionin Kombëtar të Guinesë Ekuatoriale. Presidenti i Guinesë Ekuatoriale gjithashtu tha në një deklaratë të transmetuar në televizionin kombëtar se shpërthimet u shkaktuan nga neglizhenca në përdorimin e dinamitit në bazë.

Tags