Moska bën thirrje për respektimin e integritetit territorial të Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i105330-moska_bën_thirrje_për_respektimin_e_integritetit_territorial_të_sirisë
Në Doha, Ministri i Jashtëm rus theksoi nevojën për të ruajtur integritetin territorial dhe sovranitetin e Sirisë, ndërsa denoncoi sanksionet e paligjshme perëndimore të cilat ai tha se parandalojnë zgjidhjen e problemeve humanitare në vend.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 11, 2021 16:25 Europe/Tirane
  • Moska bën thirrje për respektimin e integritetit territorial të Sirisë

Në Doha, Ministri i Jashtëm rus theksoi nevojën për të ruajtur integritetin territorial dhe sovranitetin e Sirisë, ndërsa denoncoi sanksionet e paligjshme perëndimore të cilat ai tha se parandalojnë zgjidhjen e problemeve humanitare në vend.

Sergei Lavrov, kreu i diplomacisë ruse, të Enjten 11 Mars mori pjesë në një konferencë të përbashkët shtypi në Doha me homologët e tij të Katarit dhe Turqisë, përkatësisht Mohammed bin Abdulrahman al-Thani dhe Mevlut Cavusoglu. Ky është takimi i parë në nivelin e ministrave të jashtëm të tre vendeve për Sirinë; të tre ministrat u shprehën unanimisht për një zgjidhje politike të krizës në Siri. Duke theksuar se takimi trepalësh në Doha nuk bie ndesh me atë të Astanasë për zgjidhjen e krizës në Siri, ministri rus përshëndeti interesin e treguar nga Katari për të marrë pjesë, në veçanti duke ofruar ndihmë financiare. Më tej në fjalën e tij, Lavrov tha se sanksionet e paligjshme perëndimore kundër Sirisë e kishin penguar vendin të zgjidhte problemet e tij humanitare, duke shtuar se Rusia, Turqia dhe Katari kishin rënë dakord mbi nevojën për t'u përballur me çdo përpjekje separatiste në Siri.