Biden nënshkruan paketën e stimulit ekonomik për t'iu kundërvënë Korona
https://parstoday.ir/sq/news/world-i105334-biden_nënshkruan_paketën_e_stimulit_ekonomik_për_t'iu_kundërvënë_korona
Joe Biden nënshkroi një paketë shpëtimi për të lufutar efektet e epidemisë së Korona.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 12, 2021 03:51 Europe/Tirane
  • Biden nënshkruan paketën e stimulit ekonomik për t'iu kundërvënë Korona

Joe Biden nënshkroi një paketë shpëtimi për të lufutar efektet e epidemisë së Korona.

Sipas Politico, Presidenti i SHBA Joe Biden të Enjten nënshkroi një paketë 1.9 trilionë dollarë (1.900 miliardë dollarë) për t'u bërë ligj. Paketa e stimujve ekonomikë u nënshkrua vetëm disa orë para fjalës së Biden të Enjten mbrëma duke shënuar një vjetorin e epidemisë së Korona. "Numri i të vdekurve nga pandemia Covid 19 në Shtetet e Bashkuara është më i madh se numri i përgjithshëm i viktimave në dy luftërat botërore, Lufta e Vietnamit dhe sulmet terroriste të 11 shtatorit," tha Biden në fjalim. Biden theksoi se pandemia e Korona u prit me heshtje dhe neglizhencë vitin e kaluar, e cila çoi në përhapjen e saj dhe rritjen e vdekshmërisë. Fushata kundër Covid 19 nuk ka mbaruar ende dhe të gjithë duhet të marrin vaksinën Korona. Universiteti Johns Hopkins raportoi të enjten numrin e të vdekurve nga virusi në 529,213 njerëz.