Ndalohet përdorimi i vaksinës Astrazenka në disa vende evropiane
Disa vende evropiane, përfshirë Danimarkën dhe Norvegjinë, kanë ndërprerë përkohësisht vaksinën Astrazenka kundër virusit korona për shkak të efekteve të saj anësore.
Sipas Euronews, qeveria daneze ka pezulluar përdorimin e kësaj vaksine për dy javë pasi raportoi raste të mpiksjes së gjakut në disa njerëz të vaksinuar me vaksinën Astrazeneka dhe vdekjen e njërit prej tyre; Sidoqoftë, Agjencia daneze e Shëndetit Publik ka deklaruar se aktualisht nuk është e mundur të thuhet me siguri se ekziston një lidhje midis injeksionit të vaksinës Astrazeneka dhe mpiksjes së gjakut. Norvegjia gjithashtu ka deklaruar se aktualisht është duke pezulluar përdorimin e vaksinës Astrazeneka për të arritur rezultate përfundimtare. Qeveria austriake pezulloi vaksinën pas vdekjes së një infermiereje 49-vjeçare e cila vdiq nga një çrregullim i mpiksjes së gjakut disa ditë pasi mori vaksinën Astrazeneka. Në të njëjtën kohë, disa vende më të vogla evropiane, përfshirë Estoninë, Lituaninë, Letoninë dhe Luksemburgun, kanë pezulluar vaksinimin me vaksinën Astrazeneka. Ndërsa, Agjencia Evropiane e Farmaceutikës thotë se sipas një hetimi paraprak nga ekspertët, nuk ka asnjë lidhje midis injeksionit të vaksinës korona dhe vdekjes së infermieres austriake.