Anglia shton numrin e kapsulave bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i105412-anglia_shton_numrin_e_kapsulave_bërthamore
Një gazetë britanike ka shkruar se qeveria e Londrës së shpejti do ta bëjë publike qëllimin e vet për të shtuar numrin e kapsulave bërthamore të këtij vendi, një veprim ky që do të rezultojë me dobësimin e traktatit NPT.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Mars 13, 2021 14:40 Europe/Tirane
  • Anglia shton numrin e kapsulave bërthamore

Një gazetë britanike ka shkruar se qeveria e Londrës së shpejti do ta bëjë publike qëllimin e vet për të shtuar numrin e kapsulave bërthamore të këtij vendi, një veprim ky që do të rezultojë me dobësimin e traktatit NPT.

Gazeta britanike “Telegraph” në një raport të saj ka zbuluar vendimin e qeverisë së Londrës për të shtuar numrin e kapsulave bërthamore të këtij vendi dhe kjo është në kohën kur Anglia aktualisht posedon 180 kapsula bërthamore të deklaruar zyrtarisht.

Në rast të zbatimit të këtij vendimi, Anglia për herë të parë pas përfundimit të luftës së ftohtë do të ndjekë një politikë për të shtuar numrin e kapsulave bërthamore.

Kjo bëhet edhe më interesant kur Anglia në dokumentin e rishikimit të mbrojtjes strategjike të vitit 2015, është zotuar që armët bërthamore të saj të mos i shtojë më tepër se 180 kapsula bërthamore dhe pikërisht për këtë arsye, vendimi i fundit i qeverisë angleze konsiderohet provokues.

Me fjalë të tjera, ky veprim i mundshëm i Anglisë do të thotë një goditje e rëndë ndaj 190 shteteve anëtare të Traktatit për Ndalimin e Përhapjes së Armëve Bërthamore (NPT).

Ashtu siç ka pretenduar gazeta “Telegraph”, ditën e martë do të publikohet lajmi zyrtar për shtimin e numrit të kapsulave bërthamore të Anglisë.