Gazeta spanjolle: Trump ka gabuar në lidhje me Iranin
Gazeta spanjolle “Noticias de Gipuzkoa” ka shkruar se politika Donald Trump në daljen nga marrëveshja bërthamore dhe vendosjen e sanksioneve kundër Iranit, ka qenë një gabim i madh.
Gazeta spanjolle “Noticias de Gipuzkoa” e rajonit Bask të Spanjës, në një artikull të autorit Diane Negra, ka shkruar “Prej dështimeve të politikës së jashtme të ish-presidentit amerikan Donald Trump, ishte grisja e njëanshme e marrëveshjes bërthamore e cila rregullonte uraniumin e pasuruar në Iran. Trump me këtë bindje se problemet financiare të Iranit, kanë krijuar një rast të rëndësishëm për atë, në vitin 2018 ka dalë nga marrëveshja bërthamore duke shpresuar se do të arrijë në një marrëveshje të re me Iranin me të cilën do ta ndalojë Iranin nga prodhimi i lëndëve bërthamore dhe të mbyllë pretendimet hegjemoniste të tij mbi botën islame. Donald Trump ka gabuar plotësisht në lidhje me këtë çështjeje. Ai ka menduar si një tregtar, mirëpo nuk ka menduar për dinjitetin dhe krenarinë kombëtare të iranianëve”.
Kjo media spanjolle në vazhdim ka pohuar: “Nuk është larg mendjes që Uashingtoni nga aspekti politikë në këtë drejtim ka shkuar nga e keqja në më të keqen dhe kjo e ka përkeqësuar situatën dhe kjo ka ndodhur saktësisht në një kohë kritike ekonomike për iranianët që rezultuar me protestë të madhe qytetare kundër sanksioneve. Në këtë mënyrë, fuqitë e mëdha sapo të marrin parasysh dinjitetin e iranianëve, atëherë mund të arrihet një marrëveshje e re dhe më e mirë”.