Kancelari austriak bën thirrje për vaksinën Sputnik V
Sebastian Kurtz u bëri thirrje autoriteteve evropiane që të autorizojnë përdorimin e vaksinës ruse "Sputnik V" sa më shpejt që të jetë e mundur.
Sipas agjencisë IRIB, Kancelari austriak ka bërë thirrje që vaksina ruse Sputnik V të licencohet sa më shpejt që të jetë e mundur për të luftuar virusin Korona. Sebastian Kurtz theksoi: Është më mirë të kemi shumë vaksina në dispozicion të Evropianëve dhe të hiqen pengesat për licencimin e të gjitha vaksinave të sigurta. Në lidhje me këtë, Thierry Burton, Komisioneri i BE-së për Industri dhe Tregti të Brendshme, tha se vaksina ruse ishte shumë e mirë dhe rezultatet ishin pozitive. Sputnik V është vaksina e parë anti-korona e Rusisë e zhvilluar nga Qendra e Virologjisë Gamelia të Ministrisë së Shëndetësisë në Moskë. Deri më tani, më shumë se 50 vende kanë regjistruar kërkesën e tyre për vaksinën ruse.