Kremlini: Jemi të gatshëm për luftë të ftohtë me Amerikën
(last modified Fri, 19 Mar 2021 14:32:28 GMT )
Mars 19, 2021 15:32 Europe/Tirane
  • Kremlini: Jemi të gatshëm për luftë të ftohtë me Amerikën

Dimitri Paskov, zëdhënësi i pallatit presidencial të Rusisë, deklaroi: “Në lidhje me mundësinë e një lufte të ftohtë të re mes Rusisë dhe Amerikës, po e përgatisim veten për rrethanat më të këqija, mirëpo njëkohësisht me këtë jemi optimist për kushtet më të mira të mundshme.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Dimitri Paskov, ditën e premte në një prononcim para gazetarëve, tha se Rusia edhe pas deklaratave të fundit të Joe Biden, presidentit amerikan, që bëri kundër Vladimir Putin, presidentit të Rusisë, përsëri do të bëjë përpjekje për të ruajtur marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai njëkohësisht shtoi: “Moska akoma nuk është informuar zyrtarisht në lidhje me reagimin e Amerikës ndaj ftesës së Putin për Biden në lidhje me zhvillimin e një takimi online. Kërkesa e Putin për kontakt bëhet nëpërmjet kanaleve diplomatike dhe Moska nuk mund të mos marrë parasysh deklaratat e Biden, mirëpo është e gatshme për vazhdimin e bisedimeve. Në rast të kontaktit të Putin me Biden, do të paraqitet çështja e akuzave të pabaza nga ana e Amerikës”.

Të enjten, Vladimir Putin, presidenti i Rusisë, pasi Joe Biden, presidenti i Amerikës e quajti atë vrasës, e ka ftuar atë për bisedime. Putin ka kërkuar nga Biden që këto bisedime të zhvillohen në mënyrë online.