Gjermania kritikon Anglinë për shtimin e kokave bërthamore
(last modified Fri, 19 Mar 2021 14:40:55 GMT )
Mars 19, 2021 15:40 Europe/Tirane
  • Gjermania kritikon Anglinë për shtimin e kokave bërthamore

Ministri i punëve të jashtme të Gjermanisë ka kritikuar vendimin e Anglisë për të shtuar numrin e kokave bërthamore të raketave nga 180 në 280.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se shtimi me 40% i kokave bërthamore të Anglisë është përballur me kritika të shteteve evropiane si të Gjermanisë. Në lidhje me këtë Heiko Maas, ministri i punëve të jashtme të Gjermanisë, në një intervistë me kanalin televiziv DW, ka thënë: “Ne kundërshtojmë shtimin e armëve bërthamore të deponuara dhe nëse dëshironi që të mos ndodhë një gjë e tillë, nuk duhet të zhvilloni armët bërthamore. E kaluara na ka treguar neve se nëse një palë do të ketë më shumë armë bërthamore, edhe pala tjetër do të bëjë përpjekje për të zhvilluar armët bërthamore deri në atë nivel. Pikërisht kjo çështjeje në dekadat e fundit është shndërruar në një rivalitet të armëve bërthamore dhe ka rezultuar me shtimin e armëve bërthamore të të dy palëve. Prandaj ne duhet të shikojmë mbrapa dhe nuk duhet ta përsërisim të njëjtën gjë”.

 

Tags