Trump humbi një të tretën e pasurisë së tij
https://parstoday.ir/sq/news/world-i105690-trump_humbi_një_të_tretën_e_pasurisë_së_tij
Vlerësimet ekonomike sugjerojnë se qëndrimi katër vjeçar i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë ka dëmtuar bizneset e tij, duke përfshirë hotelin dhe pasuritë e paluajtshme dhe ka humbur një të tretën e pasurisë së tij.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Mars 19, 2021 19:26 Europe/Tirane
  • Trump humbi një të tretën e pasurisë së tij

Vlerësimet ekonomike sugjerojnë se qëndrimi katër vjeçar i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë ka dëmtuar bizneset e tij, duke përfshirë hotelin dhe pasuritë e paluajtshme dhe ka humbur një të tretën e pasurisë së tij.

Sipas agjencisë IRNA, pas një mandati presidencial katër-vjeçar, pasuria e Donald Trump është ulur me gati 1 miliard dollarë. Sipas Indeksit të Miliarderëve Bloomberg, vlera e pasurisë neto të Trump tani është 2.3 miliardë dollarë nga 3 miliardë dollarë që ishte në kohën e zgjedhjeve presidenciale në vitin 2016. Pas një hulumtimi të gjerë mbi vlerën e punës së ish-presidentit amerikan, Bloomberg konkludon se perandoria tregtare e Trump tani është e sëmurë. Ekspertët ekonomikë të revistës Bloomberg ia atribuojnë dështimin financiar të Trump si pandemisë së Covid-19, ashtu edhe dëmtimit të emrit të tij. Trump, ndërkohë, duhet të shlyejë të paktën 590 milion dollarë kredi gjatë pesë viteve të ardhshme.