Merkel thekson përdorimin e vaksinave ruse në Bashkimin Evropian
https://parstoday.ir/sq/news/world-i105710-merkel_thekson_përdorimin_e_vaksinave_ruse_në_bashkimin_evropian
Kancelarja gjermane theksoi se vaksina "Sputnik V" duhet të përdoret në Bashkimin Evropian pas regjistrimit të saj në Evropë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Mars 20, 2021 07:20 Europe/Tirane
  • Merkel thekson përdorimin e vaksinave ruse në Bashkimin Evropian

Kancelarja gjermane theksoi se vaksina "Sputnik V" duhet të përdoret në Bashkimin Evropian pas regjistrimit të saj në Evropë.

Sipas Sputnik, Angela Merkel u tha gazetarëve të Premten se nuk ishte ende e qartë nëse BE do të blinte vaksinën Sputnik V, por nëse Komisioni Evropian nuk vendoste, Gjermania ndoshta do të siguronte e vetme vaksinën Ruse. "Ne duhet të përdorim të gjitha vaksinat që janë miratuar në Bashkimin Evropian dhe Gjermania do të japë një porosi evropiane" tha Merkel.  Kancelarja gjermane si përgjigje nëse është e mundur që Gjermania të blejë vaksinën Sputnik V në mënyrë të pavarur, tha: "Nëse nuk bëhet një porosi e tillë, ku natyrisht nuk shihet asnjë shenjë e, ne do ta bëjmë".  Vaksina ruse "Sputnik V" njihet si vaksina e parë e koronës në botë.  Më 11 gusht 2020, Rusia njoftoi arritjen e një vaksine kundër koronavirusit të quajtur "Sputnik V".  Vaksina Sputnik V është injektuar në vende të ndryshme për më shumë se dy muaj.  Vaksina Sputnik V është një nga vaksinat më të sigurta dhe më efektive të koronës, raportoi së fundmi revista mjekësore Lancet. Efektiviteti i kësaj vaksine është 91.6%.