Policia gjermane përplaset me protestuesit kundër kufizimeve të Koronës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i105754-policia_gjermane_përplaset_me_protestuesit_kundër_kufizimeve_të_koronës
Mijëra protestues marshuan të shtunën në qytetin gjerman Kassel, duke protestuar kundër kufizimeve të Koronas, të cilat u kthyen në dhunë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 21, 2021 03:56 Europe/Tirane
  • Policia gjermane përplaset me protestuesit kundër kufizimeve të Koronës

Mijëra protestues marshuan të shtunën në qytetin gjerman Kassel, duke protestuar kundër kufizimeve të Koronas, të cilat u kthyen në dhunë.

Sipas IRNA, policia gjermane të shtunën për të kundërshtuar protestat kundër koronas dhe karantinës përdorën masat anti-revoltë si uji me presion dhe gaz lotsjellës për shpërndarjen e protestuesve.  Rreth 10,000 njerëz u mblodhën në qytetin qendror gjerman Kassel pavarësisht nga ndalimi i demonstratave. Një gjykatë në Kassel në Gjermaninë qendrore ndaloi demonstratat, por mijëra njerëz protestuan, shpesh pa maska ​​ose duke ndjekur udhëzime të tjera shëndetësore. Protestuesit u përpoqën të kalonin barrikadat e policisë, por policia ndaloi një numër të madh protestuesish.  Demonstrata u organizua me ftesë të grupeve që ishin kundër kufizimeve të koronës, duke përfshirë grupe të ekstremit të djathtë. Numri i njerëzve të infektuar me korona është rritur dukshëm javët e fundit dhe qeveria ka në plan të zbatojë programe më të rrepta kufizimi. Instituti Robert Koch raportoi të Shtunën se numri i viktimave nga korona në këtë vend ka arritur në 74,565 nmjerëz.