Vrasja e aziatikëve në SHBA dhe paralajmërimi i Biden
https://parstoday.ir/sq/news/world-i105758-vrasja_e_aziatikëve_në_shba_dhe_paralajmërimi_i_biden
Pas të shtënave në Atlanta, Georgia dhe vrasjes së disa aziatikëve, Presidenti i SHBA Joe Biden pranoi se sulmet e urrejtjes kundër aziatikëve në Shtetet e Bashkuara ishin në rritje dhe se askush nuk duhet të heshtë për këtë cështje.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Mars 21, 2021 07:26 Europe/Tirane
  • Vrasja e aziatikëve në SHBA dhe paralajmërimi i Biden

Pas të shtënave në Atlanta, Georgia dhe vrasjes së disa aziatikëve, Presidenti i SHBA Joe Biden pranoi se sulmet e urrejtjes kundër aziatikëve në Shtetet e Bashkuara ishin në rritje dhe se askush nuk duhet të heshtë për këtë cështje.

Nënpresidenti i SHBA  Kamala Harris të Premten udhëtoi në Atlanta për t'u takuar me zyrtarë Aziatiko-Amerikanë.  Udhëtimi erdhi disa ditë pasi tetë veta, duke përfshirë gjashtë gra aziatike, u vranë në një të shtënë në publik. Ky akt kriminal ka vendosur edhe një herë sulmet ndaj aziatiko-amerikanëve në qendër të vëmendjes së publikut dhe administratës së Biden. Duke iu referuar sulmit, Biden foli për frikën dhe dhimbjen me të cilën përballen aziatiko-amerikanët: "Shumë aziatiko-amerikanë po dalin në rrugë të shqetësuar. Ata janë shënjestër e sulmeve verbale dhe fizike dhe vriten. Ky proces duhet të ndalet." Ish Presidenti i SHBA Donald Trump ka sulmuar Kinën për t'i shpëtuar kritikave për keqmenaxhimin e tij rreth shpërthimit të virusit Korona dhe ka fajësuar vazhdimisht Pekinin për përhapjen e virusit vdekjeprurës në të gjithë botën. Përsëritja e këtyre akuzave nga zyrtari më i lartë i qeverisë amerikane kishte një ndikim të drejtpërdrejtë negativ në opinionin publik të këtij vendi dhe rezultati ishte intensifikimi i ndjeshëm i sulmeve të dhunshme kundër aziatikëve në Shtetet e Bashkuara. Kjo është një çështje që zyrtarët e lartë të administratës amerikane e kanë pranuar. Nënpresidenti Kamala Harris në një deklaratë tha se ata që ishin në pushtet gjatë vitit të kaluar kishin përdorur retorikë raciste në lidhje me virusin Korona, gjë e cila ka krijuar lidhje të drejtpërdrejt me një rritje të krimeve të urrejtjes. Harris iu referua Trump dhe anëtarëve të administratës së tij, veçanërisht ish-Sekretari i Shtetit Mike Pompeo, i cili ishte drejtpërdrejt i përfshirë në përhapjen e urrejtjes kundër aziatikëve në shoqërinë amerikane duke e quajtur virusin korona si virus kinez. Zyrtarë të lartë republikanë kanë përdorur gjithashtu fjalët "virusi kinez" në vend të "koronavirusit" për të ndryshuar qëndrimin e popullit amerikan ndaj aziatikëve. Efektet psikologjike të propagandës së përhapur të administratës Trump për këtë çështje ende po prekin aziatiko-amerikanët. Kjo është reflektuar në një rritje të konsiderueshme të sulmeve ndaj aziatikëve, veçanërisht në qytetet kryesore të SHBA. Kështu, sipas Departamentit të Policisë së Nju Jorkut, numri i krimeve kundër qytetarëve aziatiko-amerikanë në këtë qytet në vitin 2019 ishte vetëm tre dhe ky numër ka arritur në 29 në vitin 2020. Megjithëse përshkallëzimi i paparë i sulmeve ndaj aziatikëve në Shtetet e Bashkuara është arsyetuar për shkak të shpërthimit të virusit Korona dhe akuzat kundër Kinës, por këto sulme dhe kjo dhunë duhet të konsiderohen në kontekstin më të gjerë të fenomenit të racizmit dhe dhunës ndaj pakicave racore në shoqërinë amerikane.