Myslimanët e Francës protestojnë kundër ndalimit të therjes hallall të hallall
https://parstoday.ir/sq/news/world-i105768-myslimanët_e_francës_protestojnë_kundër_ndalimit_të_therjes_hallall_të_hallall
Drejtuesit e disa xhamive në Francë kanë kundërshtuar vendimin e fundit të Ministrisë së Bujqësisë së Francës për ndalimin e therjes hallall të pulave.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Mars 21, 2021 14:03 Europe/Tirane
  • Myslimanët e Francës protestojnë kundër ndalimit të therjes hallall të hallall

Drejtuesit e disa xhamive në Francë kanë kundërshtuar vendimin e fundit të Ministrisë së Bujqësisë së Francës për ndalimin e therjes hallall të pulave.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se drejtuesit e disa xhamive në Paris, Lion dhe në disa qytete të tjera të Francës kanë deklaruar kundërshtimin e tyre ndaj vendimit të fundit të Ministrisë për Ushqim dhe Bujqësi të këtij vendi për ndalimin e therjes hallall të pulave.

Këta drejtues të xhamive duke vë në dukje ndalimin e therjes hallall të pulave nga muaji qershor i vitit 2021, kanë deklaruar: “Ky vendim është në kundërshtim të plotë me rregullat e therjes në bazë të dispozitave fetare të Islamit. Ndalimi i therjes hallall për myslimanët në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, dërgon një mesazh negativ”.

Drejtuesit e xhamive të mëdha të Francës kanë shprehur shqetësimin e vet në lidhje me këtë çështjeje dhe i kanë kumtuar atë Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Ushqimit dhe Bujqësisë së Francës, por nuk kanë marrë kurrfarë përgjigje.