Kërkesa e Rusisë për të ulur varësinë nga dollari
Në një intervistë me një median kineze të Dielën në mbrëmje më 21 Mars, Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov bëri thirrje për një ndryshim të monedhave alternative dhe largimin nga përdorimi i dollarit në shkëmbimet financiare dhe tregtare.
Duke theksuar nevojën për të hequr dollarin nga cikli i sistemit financiar Moskë-Pekin, ministri i jashtëm rus tha se distancimi nga sistemi financiar i kontrolluar nga perëndimi do të zvogëlojë rrezikun e sanksioneve amerikane. "Ne duhet të jemi në gjendje të distancohemi nga sistemet e pagesave ndërkombëtare të kontrolluara nga Perëndimi," tha ai, duke theksuar përdorimin e njësive monetare në vend të dollarit. Zyrtari i lartë rus theksoi nevojën e përdorimit të monedhave kombëtare në shkëmbime dhe zvogëlimin e përdorimit të dollarit, veçanërisht në marrëdhëniet dypalëshe tregtare, duke pasur parasysh abuzimin e dollarit si monedhë globale nga SHBA për të bërë presion ndaj vendeve e tjera, duke vendosur sanksione dytësore. Ata me këtë metodë mundohen të imponojnë vullnetin dhe synimet e tyre mbi qeveritë e tjera. "Alasdair McLeod", një ekspert financiar, thotë: Shtetet e Bashkuara po e përdorin dollarin si armë. Shtetet e Bashkuara e dinë që sistemi financiar ndërkombëtar ende nuk ka asnjë alternativë ndaj dollarit, kështu që po përfiton nga kjo. Shtetet e Bashkuara kanë përdorur në mënyrë të përsëritur varësinë e kompanive dhe bankave dhe të sistemit financiar ndërkombëtar tek dollari si levë për të detyruar të tjerët të respektojnë kërkesat e SH.B.A.-së ose t'i parandalojnë ata të ndjekin politika dhe veprime që nuk i pëlqen Uashingtonit. Kina, si ekonomia e dytë më e madhe në botë dhe Rusia, si fuqia më e madhe energjetike në botë, vitet e fundit janë goditur veçanërisht rëndë nga kjo rrjedhë. Pas disa vitesh negociata midis Rusisë dhe Kinës për të lënë mënjanë dollarin amerikan, të dy vendet e kanë arritur këtë qëllim. Pjesa e përdorimit të dollarit në tregtinë midis Rusisë dhe Kinës ra nën 50 përqind për herë të parë në tremujorin e parë të vitit 2020. Në vitin 2016, dollari përbënte më shumë se 90 përqind të tregtisë ruso-kineze. Ministria e Financave e Rusisë njoftoi në shkurt 2021 se kishte ulur pjesën e saj të përdorimit të dollarit amerikan dhe euros në shkëmbimet e saj monetare. Sigurisht, sanksionet e SHBA ndaj vendeve të tilla si Irani, Venezuela dhe Turqia kanë çuar në një qëndrim të ngjashëm të këtyre vendeve. Një vështrim në proceset monetare dhe financiare ndërkombëtare tregon rënien e vazhdueshme të përdorimit të dollarit në tregtinë ndërkombëtare dhe si një nga rezervat valutore të botës. Të dhënat e Fondit Monetar Ndërkombëtar tregojnë se pjesa e dollarit në rezervat valutore botërore në vitin 2020 ka hasur rënie. Një çështje tjetër është konsensusi global për nevojën për të parandaluar që SHBA të vazhdojnë të përdorin dollarin si një mjet për presione ekonomike, tregtare dhe financiare ndaj vendeve të tjera, veçanërisht ato që i kundërvihen ose rivalizojnë Uashingtonin. Sipas Mark Carney, ish Guvernator i Bankës së Britanisë: Dominimi i dollarit në sistemin financiar botëror ka rritur cënueshmërinë e vendeve ndaj normave të ulëta të interesit dhe rritjes së dobët të SHBA. Kjo ka ardhur nga keqpërdorimi i dollarit nga SHBA për të goditur vendet e tjera. Megjithëse Uashingtoni mund të arrijë qëllimet e tij në afat të shkurtër, zbatimi afatgjatë i kësaj politike do të jetë në dëm të Shteteve të Bashkuara. Duket se tani, përveç Rusisë dhe Kinës, disa vende të tjera, duke ndjekur një model të ngjashëm, kanë filluar të ulin pjesën e tyre të përdorimit të dollarit në shkëmbimet e tyre ekonomike dhe tregtare, e cila me siguri do të godasë pozicionin global të dollarit për një kohë të gjatë.