Rusia dhe Kina kundërshtojnë unilateralizmin egoist të Perëndimit
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov deklaroi se Rusia dhe Kina janë kundër lojërave gjeopolitike dhe unilateralizmit të Perëndimit dhe po bëjnë çmos për të mbrojtur marrëdhëniet e tyre nga kërcënimet perëndimore.
Në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij kinez, Wang Yi, të martën, Lavrov tha se Pekini dhe Moska bëjnë "të pamundurën për të siguruar që" marrëdhëniet e tyre të mos kërcënoheshin nga Perëndimi. "Ne hedhim poshtë lojërat gjeopolitike dhe sanksionet e njëanshme e jolegjitime, të cilat kolegët tanë perëndimorë po i përdorin gjithnjë e më shpesh," tha ministri i jashtëm rus. Ai tha se shtetet perëndimore "nuk janë miqësorë me vendet tona". "Kjo vlen gjithashtu për mënyrat e kryerjes së tregtisë, zgjidhjet e ndërsjella dhe gjithçka tjetër që na bën më të fortë," shtoi ai. Më herët, Lavrov u tha mediave kineze se Kina dhe Rusia duhej të punonin për të ulur më tej varësinë e tyre nga dollari dhe për të kaluar në monedhat kombëtare në tregtinë dypalëshe. Ministri i jashtëm rus tha se marrëdhëniet e Rusisë me Bashkimin Evropian ishin shkatërruar si rezultat i hapave të njëanshëm të ndërmarrë nga Brukseli kundër Moskës. "Nuk ka marrëdhënie me Bashkimin Evropian si një organizatë," tha Lavrov, duke shtuar se Kremlini ishte, megjithatë, i hapur për dialog me bllokun. "Nëse evropianët e gjykojnë të arsyeshme për të eliminuar këto anomali në kontaktet me fqinjin e tyre më të madh, natyrisht, ne do të jemi të gatshëm t'i ndërtojmë këto marrëdhënie bazuar në barazi, dhe në ekuilibrin e interesave," shtoi ai.