Identifikimi i koronavirusit të ri në Indi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i105904-identifikimi_i_koronavirusit_të_ri_në_indi
Një mutant i ri i koronavirusit është gjetur në Indi që thuhet se është mutuar dy herë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 25, 2021 02:53 Europe/Tirane
  • Identifikimi i koronavirusit të ri në Indi

Një mutant i ri i koronavirusit është gjetur në Indi që thuhet se është mutuar dy herë.

Ministria Indiane e Shëndetësisë në një deklaratë të Mërkurën tha se mutacioni ishte identifikuar pas ekzaminimit të mostrave në Maharashtra, shteti me nivelin më të lartë të të infektuarve me Covid-19.   Kjo specie e re e virusit currona është mutuar dy herë. Zyrtarët shëndetësorë aktualisht po hetojnë shkallën e infektimit të virusit dhe efektin e vaksinës në të. Në këtë çështje; Kianoosh Jahanpour, kreu i qendrës së informacionit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Edukimit Mjekësor të Republikës Islamike të Iranit, të Mërkurën në mbrëmje në Tëitter shkroi: Një variant i ri i virusit Korona është identifikuar në Indi me mutacionin E484Q, i cili duket se është edhe më patogjen dhe ndoshta i aftë t'i shpëtojë sistemit imunitar dhe ndoshta edhe vaksinës. Ai shtoi:  Asnjë rast i virusit korona të mutuar indian nuk është identifikuar ende në Iran, por ky virus ka shkaktuar shumë shqetësime për shkak të mundësisë së shkallës më të lartë infektuese dhe jo efikasitetit  të vaksinës kundër këtij virusi. India ka regjistruar më shumë se 47,000 raste të të infektuarve me korona në 24 orët e fundit, që është niveli më i lartë ditor që nga fillimi i vitit.