SHBA dërgon tonelata armë në Ukrainë, reagon Rusia
https://parstoday.ir/sq/news/world-i105984-shba_dërgon_tonelata_armë_në_ukrainë_reagon_rusia
Një anije amerikane është ankoruar në portin e Odesës në Ukrainë, duke shkarkuar shumë pajisje ushtarake dhe automjete të destinuara për forcat e armatosura të Ukrainës, thotë një raport.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 26, 2021 14:53 Europe/Tirane
  • SHBA dërgon tonelata armë në Ukrainë, reagon Rusia

Një anije amerikane është ankoruar në portin e Odesës në Ukrainë, duke shkarkuar shumë pajisje ushtarake dhe automjete të destinuara për forcat e armatosura të Ukrainës, thotë një raport.

Sipas mediave lokale, anija do të dorëzojë 350 ton pajisje ushtarake, përfshirë 35 kamionë ushtarakë HMMWV, për forcat e armatosura të Ukrainës. Në total, Uashingtoni ka dhënë mbi 2 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Kievin që nga viti 2014. Ndërkohë, zëdhënësi i Presidentit të Rusisë Vladimir Putin, Dmitry Peskov tha se Perëndimi dhe Shtetet e Bashkuara po kërkojnë qartazi të bllokojnë dhe të shtypin Moskën. "Një politikë e qëllimshme që synon të bllokojë dhe të shtypë Rusinë është mjaft e qartë," tha ai. Një këshilltar i Presidentit Putin gjithashtu akuzoi SHBA-në dhe aleatët e saj perëndimorë se po zhvillojnë "një luftë psikologjike" kundër Rusisë, pasi një konfrontim i drejtpërdrejtë i armatosur me fuqinë bërthamore është joreal. "Një lloj i ri i luftës ... ka filluar të shfaqet," tha këshilltari i Putinit për mbrojtjen, Andrei Ilnitsky. “Unë e quaj atë, për hir të argumentit, luftë mendore. Politika e neokolonializmit agresiv e ndjekur nga shtetet perëndimore përbën një kërcënim", shtoi ai.