Gjendje kritike në Ukrainë për shkak të virusit Korona
https://parstoday.ir/sq/news/world-i106040-gjendje_kritike_në_ukrainë_për_shkak_të_virusit_korona
Shumica e qyteteve të Ukrainës nga aspekti i përhapjes së virusit Korona ndodhen në gjendje kritike dhe janë përcaktuar me ngjyrë të kuqe.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 28, 2021 10:04 Europe/Tirane
  • Gjendje kritike në Ukrainë për shkak të virusit Korona

Shumica e qyteteve të Ukrainës nga aspekti i përhapjes së virusit Korona ndodhen në gjendje kritike dhe janë përcaktuar me ngjyrë të kuqe.

Agjencia e lajmeve Tasnim njoftoi se sipas raporteve të Ministrisë së Shëndetësisë së Ukrainës, 13 qytete të këtij vendi duke përfshirë edhe Kievin, kryeqytetin e Ukrainës, ndodhen në gjendje kritike dhe janë përcaktuar me ngjyrë kuqe ndërsa 11 qytete janë me ngjyrë të portokalltë dhe asnjë qytet në këtë vend nuk është shënuar me ngjyrë të gjelbër.

Në këtë kuadër, autoritetet ukrainase kanë vendosur masa të ashpra për kufizimin e qarkullimit të njerëzve duke ndaluar edhe qarkullimin e automjeteve të transportit publik dhe organizimin e çfarëdo lloj tubimi dhe ngjarje shoqërore për banorët e qyteteve me ngjyrë të kuqe dhe të portokalltë.

Maksym Stepanov, ministri i shëndetësisë së Ukrainës, ka deklaruar: “Vaksinimi kundër virusit Korona në këtë vend është reduktuar për gati dyfish. Në këtë vend do të vaksinohen së pari mjekët dhe personeli i qendrave shëndetësore, forcat e armatosura të Ukrainës dhe qytetarët e moshës mbi 80 vjeçare. Për disa ditë me radhë po shënohet rekordi më i lartë i personave të vdekur nga virusi Korona në Ukrainë”.