Protesta kundër policisë në Angli shndërrohen në dhunë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i106044-protesta_kundër_policisë_në_angli_shndërrohen_në_dhunë
Policia e Anglisë me anë të një deklarate, ka njoftuar për arrestimin e 10 personave në qytetin Bristol në jugperëndim të Anglisë gjatë protestave të ditës së premte.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 28, 2021 11:10 Europe/Tirane
  • Protesta kundër policisë në Angli shndërrohen në dhunë

Policia e Anglisë me anë të një deklarate, ka njoftuar për arrestimin e 10 personave në qytetin Bristol në jugperëndim të Anglisë gjatë protestave të ditës së premte.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se me mijëra protestues pavarësisht masave kufizuese përkatëse me pandeminë e virusit Korona, janë mbledhur në qendër të këtij qyteti të Anglisë dhe kanë protestuar kundër projektligjit të Qeverisë për dhënien e kompetencave të reja për policinë për të zbatuar kufizime më të ashpra ndaj protestave nëpër rrugët e qyteteve të këtij vendi.

Ditën e diele pasi protestat paqësore janë shndërruar në dhunë, janë lënduar dy policë në qytetin Bristol dhe janë djegur të paktën dy automjete të policisë.

Ministri i brendshëm i Anglisë ka theksuar se prishja e rendit dhe krijimi i kaosit nuk do të tolerohet kurrë. Shefi i policisë në qytetin Bristol gjithashtu ka thënë se të gjithë personat që kanë marrë pjesë në këtë sjellje kriminale do të identifikohen dhe do të dorëzohen te autoritetet gjyqësore.