Vazhdojnë qëndrimet anti-kineze të Amerikës dhe Britanisë
Kryeministri i Britanisë në vazhdën e qëndrimeve anti-kineze të Amerikës dhe Britanisë, ka thënë se Londra dhe Uashingtoni synojnë krijimin e një koalicioni kundër Kinës.
Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se Boris Johnson, kryeministri i Britanisë, të shtunën në një takim me politikanët britanikë të cilët janë sanksionuar nga Kina, pretendoi se Londra dhe Uashingtoni po përgatisin forcimin e përpjekjeve për koalicion botëror kundër Kinës.
Ky takim është zhvilluar një ditë pasi kundërpërgjigjes së Kinës ndaj sanksioneve të Britanisë. Kinda ditën e premte në kundërpërgjigje ndaj sanksioneve të Britanisë, ka vendosur sanksione ndaj 9 funksionarëve dhe katër institucioneve e organizatave të Britanisë për shkak të publikimit të gënjeshtrave dhe informacioneve të pavërteta në lidhje me situatën në perëndim të rajonit Sin Kiang të Kinës.
Kina në reagim ndaj vendosjes së sanksioneve kundër sovranitetit të Pekinit për shkak të çështjes së Sin Kiang dhe sanksioneve të vendosur në këtë javë nga ana e Amerikës dhe Kanadasë kundër Kinës, ka vendosur në listën e sanksioneve të veta disa institucione dhe persona amerikanë dhe kanadezë.