43 të plagosur nga shpërthimi i një autobombe në Kolumbi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i106104-43_të_plagosur_nga_shpërthimi_i_një_autobombe_në_kolumbi
Ministri i mbrojtjes i Kolumbisë të shtunën tha se të paktën 43 persona, përfshirë disa zyrtarë qeveritarë, u plagosën kur një autobombë shpërtheu pranë komunës së Korintit në provincën perëndimore Cauca.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Mars 29, 2021 21:05 Europe/Tirane
  • 43 të plagosur nga shpërthimi i një autobombe në Kolumbi

Ministri i mbrojtjes i Kolumbisë të shtunën tha se të paktën 43 persona, përfshirë disa zyrtarë qeveritarë, u plagosën kur një autobombë shpërtheu pranë komunës së Korintit në provincën perëndimore Cauca.

Sipas IRNA, Ministri Kolumbian i Mbrojtjes Diego Mullano e quajti aksionin një akt terrorist, duke thënë: "Në këtë shpërthim, 17 persona u dëmtuan nga vala e shpërthimit, 20 persona u plagosën sipërfaqësisht dhe 6 persona u plagosën rëndë dhe u dërguan në spitale". "Pas takimit të ekipit të urgjencës së sigurisë në qytetin Popayan, qendra e provincës Cauca, Diego Mullano ia atribuoi sulmin një grupi të quajtur Dagoberto Ramos, një grup opozitar dhe ish anëtar i Forcave Revolucionare të Armatosura të Kolumbisë (FARC)," dhe tha: "Ky sulm është një sulm terrorist ndaj civilëve dhe kundër një institucioni publik siç është komuna. Ky është një akt i çmendur dhe terrorist". Mullano gjithashtu njoftoi një shpërblim prej 50,000 € për cdokënd që jep informacionin se kush e kreu këtë sulm.