Dorëhiqen ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes të Brazilit
(last modified Tue, 30 Mar 2021 07:02:10 GMT )
Mars 30, 2021 09:02 Europe/Tirane
  • Dorëhiqen ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes të Brazilit

Vetëm disa orë pas dorëheqjes së Ministrit të Jashtëm Brazilian, Ernand Fernando Araújo, Ministri i Mbrojtjes, gjithashtu sot (e martë) njoftoi dorëheqjen e tij pa ndonjë shpjegim.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Fars, kjo dorëheqje vjen në një kohë kur disa orë më parë, Ministri i Jashtëm Brazilian Ernesto Araújo, paraqiti dorëheqjen e tij tek presidenti brazilian Jair Bolsonaro. Senatorët brazilianë kanë akuzuar tre ministra për ndjekjen e një politike të jashtme "katastrofike" dhe pengimin e hyrjes së vaksinës së virusit Korona. Gjatë mandatit të tij, Ministri i Jashtëm brazilian Araujo gjithashtu rriti përshkallëzimin e tensioneve me Kinën, duke vënë në dyshim efektivitetin e vaksinës kineze të koronës dhe duke fajësuar vendin aziatik për burimin e virusit Korona. Në këtë drejtim, presidenti i Brazilit "Jair Bolsonaro" njoftoi ndryshimet më të mëdha në kabinet gjatë qeverisjes së tij pas dorëheqjes së një numri ministrash dhe emërimit të gjashtë ministrave të rinj. Qeveria e presidentit brazilian Jair Bolsonaro është vënë nën presion nga anëtarët e Kongresit për dështimin në përpjekjet për të kontrolluar krizën e virusit Korona.  Sipas statistikave të fundit zyrtare, më shumë se 12 milion e 577 mijë njerëz në Brazil janë infektuar me virusin Korona deri më tani dhe më shumë se 314 mijë njerëz kanë humbur jetën.