Vazhdon dhuna ndaj aziatikëve në SHBA
(last modified Wed, 31 Mar 2021 19:24:34 GMT )
Mars 31, 2021 21:24 Europe/Tirane
  • Vazhdon dhuna ndaj aziatikëve në SHBA

Shumë aziatikë, veçanërisht të moshuarit, janë vënë në shënjestër dhe janë sulmuar që nga fillimi i pandemisë së Covid-19 në SHBA.

Gjashtë gra aziatike u vranë vetëm dy javë më parë në një të shtënë me armë zjarri në Atlanta. Një shtetase filipinase 65-vjeçare është viktima e fundit e sulmeve anti aziatike në Shtetet e Bashkuara. Sulmi ndodhi në Manhattan të New Yorkut, para një ndërtese luksoze. Sipas Departamentit të Policisë së Qytetit të New Yorkut, filipinasja ishte duke shkuar në kishë dhe në mes të ditës një burrë iu afrua asaj rastësisht, duke i bërtitur, “Zhduku nuk bën pjesë këtu”, e shtyu atë në dysheme dhe e goditi në kokë! Edhe pse po ndodhte në mes të ditës, askush nuk iu afrua dhe nuk e ndihmoi gruan që u rrah brutalisht. Në një video të kamerës së vëzhgimit të publikuar në Instagram, mund të shihet një burrë që thjesht shikon gjithçka nga dyqani, dhe më vonë një roje sigurie nga i njëjti dyqan vjen dhe mbyll derën në vend që të ndihmojë gruan e shtrirë. Sulmet anti-aziatike po bëhen gjithnjë e më të zakonshme në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe pjesë të tjera të botës sepse shumë e konsiderojnë coronavirusin si një “virus kinez”. Sipas “Stop Asian Hate”, aziatiko-amerikanët raportuan 3,795 raste sulmi verbal dhe fizik midis 19 marsit 2020 dhe 28 shkurtit të 2021. Nga ato raporte, 7.9 për qind ishin filipinas dhe gati 68 për qind e raporteve totale u dhanë nga aziatikët. Administrata amerikane e presidentit, Joe Biden ka nxjerr një sërë masash të reja që i përgjigjen dhunës në rritje anti-aziatike, duke përfshirë vendosjen e 49.5 milionë dollarë në fondin e ndihmës COVID-19 për programet e komunitetit amerikan që ndihmojnë viktimat. Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thanë në një deklaratë se Departamenti i Drejtësisë po përqendrohet gjithashtu në një numër në rritje të krimeve të urrejtjes që synojnë aziatiko-amerikanët. “Ne nuk mund të heshtim përpara rritjes së dhunës kundër aziatiko-amerikanëve”, shkroi Biden në Twitter. “Këto sulme janë të gabuara, jo-amerikane dhe duhet të ndalen”, shtoi ai. Masat vijnë pas të shtënave në Atlanta në fillim të këtij muaji, ku mbetën të vdekur tetë persona, gjashtë prej tyre gra aziatiko-amerikane. Departamenti i Drejtësisë po planifikon gjithashtu masa të reja për të zbatuar ligjet e krimit të urrejtjes dhe për të raportuar të dhëna mbi krimet racore.

 

Tags