Këshilli i Sigurimit dënon dhunën ndaj protestuesve të Mianmarit
(last modified Fri, 02 Apr 2021 07:57:02 GMT )
Prill 02, 2021 09:57 Europe/Tirane
  • Këshilli i Sigurimit dënon dhunën ndaj protestuesve të Mianmarit

Këshilli i Sigurimit i KB dënoi ashpër shtypjen e dhunshme të protestuesve nga ushtria në Myanmar.

"Ne jemi thellësisht të shqetësuar për përkeqësimin e situatës në Mianmar dhe përdorimin e forcës dhe dhunës kundër protestuesve paqësorë dhe vrasjen e qindra civilëve, përfshirë gratë dhe fëmijët," thanë 15 anëtarë të Këshillit të Sigurimit të KB të enjten, sipas agjencisë AFP. Deklarata nuk përmendi sanksione ndaj autorëve që ushtrojnë dhunë kundër protestuesve të Mianmarit. Këshilli i Sigurimit gjithashtu theksoi nevojën për të respektuar të drejtat e njeriut në Mianmar dhe u bëri thirrje të gjitha palëve të përmbahen nga dhuna. Aktivistët e Mianmarit në të gjithë vendin protestuan për dy muaj pas grushtit ushtarak të shtetit, ndërsa i dërguari i posaçëm i KB paralajmëroi për një "banjë gjaku" në Mianmar për shkak të shtypjes së protestave anti-grusht shteti.  Numri i të vdekurve nga konflikti në Mianmar është rritur në 510 që nga grushti i shtetit dhe më shumë se 3,000 njerëz janë arrestuar. Një muaj e gjysmë ka kaluar nga grusht shteti i 1 Shkurtit në Mianmar dhe lëvizja mbarëkombëtare e protestave në qytete të ndryshme të vendit me 54 milion banorë vazhdon dhe ka çuar në paralizimin e ekonomisë dhe veprimtarive të qeverisë.

Tags