Ministri i brendshëm i Gjermanisë nuk pranon të marrë vaksinës AstraZeneca
https://parstoday.ir/sq/news/world-i106258-ministri_i_brendshëm_i_gjermanisë_nuk_pranon_të_marrë_vaksinës_astrazeneca
Ministri i brendshëm i Gjermanisë ka deklaruar se nuk dëshiron të marrë vaksinën e kompanisë britanike-suedeze AstraZeneca.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 02, 2021 12:07 Europe/Tirane
  • Ministri i brendshëm i Gjermanisë nuk pranon të marrë vaksinës AstraZeneca

Ministri i brendshëm i Gjermanisë ka deklaruar se nuk dëshiron të marrë vaksinën e kompanisë britanike-suedeze AstraZeneca.

Horst Seehofer, ministri i brendshëm i Gjermanisë, në një intervistë me gazetën “Bild” të Gjermanisë, i është përgjigjur negativisht kërkesës së ministrit të shëndetësisë për vaksinim me vaksinën AstraZeneca.

Horst Seehofer i ka dhënë përgjigje negative kërkesës së ministrit të shëndetësisë i cili ka kërkuar që autoritetet e larta politike të cilët kanë më shumë se 60 vjet, duhet të vaksinohen me vaksinën AstraZeneca në mënyrë që të bëhen shembull për qytetarët e tjerë.

Duke marrë parasysh shtimin e pasojave në mesin e personave që po vaksinohen me vaksinën AstraZeneca, Qeveria e Gjermanisë në bazë të marrëveshjes me autoritetet e landeve dhe sipas rekomandimit të komisionit të përhershëm për vaksinim, ka rekomanduar që kjo vaksinë të përdoret vetëm për vaksinimin e personave mbi 60 vjeçar.