Urugai dhe Bolivia mbyllin kufijtë me Brazilin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i106260-urugai_dhe_bolivia_mbyllin_kufijtë_me_brazilin
Si pasojë e përhapjes së virusit Covid-19 në përmasa të gjera në Brazil, Orugai dhe Bolivia kanë mbyllur kufijtë e tyre me Brazilin për t’u përballur me përhapjen e pandemisë së virusit Korona.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Prill 02, 2021 16:54 Europe/Tirane
  • Urugai dhe Bolivia mbyllin kufijtë me Brazilin

Si pasojë e përhapjes së virusit Covid-19 në përmasa të gjera në Brazil, Orugai dhe Bolivia kanë mbyllur kufijtë e tyre me Brazilin për t’u përballur me përhapjen e pandemisë së virusit Korona.

Kanali televiziv CNN ka njoftuar se vazhdimi i krizës së virusit Korona në Brazil, vendet fqinjë të Brazilit gjithashtu po përballen me rrezikun e përhapjes së virusit Korona dhe pikërisht për këtë arsye Bolivia dhe Orugai kanë mbyllur kufijtë e tyre të përbashkët me Brazilin.

Situata alarmante në Brazilit, veçanërisht pas shpërthimit të virusit të mutuar në vend, është bërë shkak që shumë vende fqinje të vendosin masa të reja shëndetësore gjatë javës së Pashkëve në kufijtë e tyre për të parandaluar përhapjen e virusit Korona. Venezuela tashmë ka qenë në mes të një plani për vaksinim, ka vendosur disa masa të tjera shëndetësore, për t’u përballuar me shpërthimin e virusit mutant brazilian të Koronas. Gjithashtu, Qeveria e Kilit ka mbyllur kufijtë e këtij vendi për të gjithë njerëzit pasi që deri më tani janë regjistruar më shumë se një milion njerëz të infektuar me virusin Korona.