Shtëpia e Bardhë me flamurë në gjysmështizë
(last modified Sat, 03 Apr 2021 13:42:50 GMT )
Prill 03, 2021 15:42 Europe/Tirane
  • Shtëpia e Bardhë me flamurë në gjysmështizë

Presidenti i Amerikës në reagim ndaj sulmit të fundit para ndërtesës së Kongresit të Amerikës dhe vrasjes së një oficeri të policisë, ka urdhëruar ngritjen e flamujve në gjysmë shtizë në Shtëpinë e Bardhë.

Faqja informative Hill ka njoftuar se Joe Biden, presidenti i Amerikës, ditën e premte me anë të një deklarate, ka deklaruar: “Dëshiroi të shprehi falënderimin e popullit ndaj policit të Kongresit, forcave për reagim të shpejtë të gardës kombëtare dhe për personat e tjerë të cilët shumë shpejtë kanë reaguar ndaj këtij sulmi. Përderisa jemi në zi për humbjen e një oficeri trim të policisë, unë kam urdhëruar që flamujt në Shtëpinë e Bardhë të vendosen në gjysmështize”.

Presidenti i Amerikës i cili po qëndron në Camp David me familjen e tij, ka thënë se këshilltari për siguri të brendshme i Shtëpisë së Bardhë e ka informuar atë për ngjarjen që ndodhi para Kongresit.

Ndërtesa e Kongresit të Amerikës ditën e premte është mbyllur përkohësisht pas sulmit të një personi me makinën e tij në drejtim të forcave të policisë në oborrin e Kongresit.

Si pasojë e këtij sulmi, dy policë janë plagosur rëndë dhe janë dërguar në spital që njëri prej tyre ka vdekur në spital për shkak të lëndimeve të rënda.

Sulmuesi më pas kishte dal nga makina me thikë në dorë, por ishte qëlluar nga forcat e policisë.

Sulmuesi kundër Kongresit e kishte quajtur Qeverinë e Amerikës armik numër një të zezakëve.

Tags