Protestat e vazhdueshme nga populli britanik kundër racizmit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i106342-protestat_e_vazhdueshme_nga_populli_britanik_kundër_racizmit
Banorët në kryeqytetin britanik, Londër, dolën në rrugë të Shtunën në mbrëmje për të protestuar kundër racizmit dhe një projekt-ligj për të rritur kompetencat e policisë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Prill 04, 2021 07:53 Europe/Tirane
  • Protestat e vazhdueshme nga populli britanik kundër racizmit

Banorët në kryeqytetin britanik, Londër, dolën në rrugë të Shtunën në mbrëmje për të protestuar kundër racizmit dhe një projekt-ligj për të rritur kompetencat e policisë.

Sipas IRNA, njerëzit e Londrës në një demonstratë brohorisnin parulla duke bërë thirrje për ballafaqim kundër çdo sjellje raciste në Britani. Por forcat e sigurisë sulmuan demonstruesit dhe arrestuan të paktën 26 persona. Qytetet e ndryshme në Britani janë tani skena e shtypjes së protestave të popullit britanik nga forcat e sigurisë, që janë kundër projekt-ligjit për rritjen e kompetencave policore. Kryeministri Britanik dhe Sekretari i Brendshëm kanë shprehur mbështetjen e tyre për forcën e policisë, duke i përshkruar si të turpshme në vend që organizohen kundër projekt-ligjiti për të rritur fuqinë e shtypjes policore. Dhjetëra njerëz janë plagosur dhe ndaluar gjatë protestave të fundit në Britani. Anëtarët e Dhomës së Lordëve në Britani votuan tre javë më parë për një projektligj të diskutueshëm të qeverisë për të rritur fuqinë e policisë për të goditur protestuesit. Në një deklaratë të fundit, 700 avokatë dhe profesorë të shquar të drejtësisë në universitetet britanike e përshkruan ligjin për rritjen e pushtetit dhe autoritetit policor si mizor dhe i bënë thirrje qeverisë ta braktisë atë.  Qeveria Britanike pretendon se kompetencat e reja të policisë janë të nevojshme për sigurinë.