Liri të gjera për njerëzit e vaksinuar në Gjermani
https://parstoday.ir/sq/news/world-i106368-liri_të_gjera_për_njerëzit_e_vaksinuar_në_gjermani
Ministri gjerman i Shëndetësisë njoftoi për liritë e gjera që do të gëzojnë njerëzit e vaksinuar.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 04, 2021 16:18 Europe/Tirane
  • Liri të gjera për njerëzit e vaksinuar në Gjermani

Ministri gjerman i Shëndetësisë njoftoi për liritë e gjera që do të gëzojnë njerëzit e vaksinuar.

Sipas agjencisë së lajmeve Tasnim, Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn tha në një fjalim se njerëzit e vaksinuar kundër Coronas mund të gëzojnë disa liri në javët e ardhshme. Ministri gjerman i Shëndetësisë tha: "Kushdo që është plotësisht i vaksinuar kundër Covid-19 do të trajtohet në të ardhmen si dikush që ka rezultuar negativ në testin kundër virusit Corona. Kushdo që është vaksinuar mund të shkojë lirisht në pazar ose parukeri pa pasur testin kundër Covid-19". Gjithashtu, sipas Institutit Robert Koch në Gjermani, njerëzit e vaksinuar nuk kanë më nevojë të futen në karantinë, dhe sipas gjetjeve aktuale, rreziku i transmetimit të virusit përmes njerëzve të vaksinuar plotësisht zvogëlohet shumë në ditën e 15-të pas marrjes së dozës së dytë. Ndërkohë,  deri tani 2 milion e 886 mijë njerëz në Gjermani janë diagnostikuar me Covid-19 dhe 77 mijë e 502 njerëz kanë vdekur për shkak të kësaj sëmundjeje.