Sputnik Light hyn në ciklin e përgjithshëm të vaksinimit në Rusi
Vaksina Sputnik Light do të përdoret në vaksinimin e përgjithshëm kundër koronës në Rusi në muajin maj.
Sipas mediave ruse, kjo vaksinë është në fazën e tretë të testimit dhe do të përdoret në vaksinimin e përgjithshëm të popullatës. Vaksina Sputnik Light u zhvillua në Qendrën e Virologjisë Gamelia të Ministrisë Ruse të Shëndetësisë. Kjo vaksinë siguron imunitet 85 % për 5 muaj kundër koronavirusit .Më 29 Mars, Ministria Ruse e Shëndetësisë regjistroi vaksinën Sputnik Light, e cila injektohet vetëm një herë dhe zhduk me shpejtësi zonat e infektuara nga Covid-19 në trupin e njeriut. Alexander Gintsburg, kreu i Qendrës së Virologjisë Gamelia në Rusi tha se "vaksina Sputnik Light do të lehtësojë barrën në sistemin shëndetësor të vendit dhe do të zvogëlojë numrin e pacientëve të sëmurë rëndë me Covid në vendet që përdorin vaksinën".