Rusia kritikon heshtjen e Evropës mbi konfliktin në Donbass
https://parstoday.ir/sq/news/world-i106420-rusia_kritikon_heshtjen_e_evropës_mbi_konfliktin_në_donbass
Nënkryetari i dhomës së sipërme të Këshillit të Federatës të Rusisë ka kritikuar heshtjen evropiane mbi një sulm të fundit nga forcat ukrainase në një zonë lindore si një dritë jeshile për një operacion të ri ushtarak në rajonin pro-rus në lindje të Ukrainës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 05, 2021 15:55 Europe/Tirane
  • Rusia kritikon heshtjen e Evropës mbi konfliktin në Donbass

Nënkryetari i dhomës së sipërme të Këshillit të Federatës të Rusisë ka kritikuar heshtjen evropiane mbi një sulm të fundit nga forcat ukrainase në një zonë lindore si një dritë jeshile për një operacion të ri ushtarak në rajonin pro-rus në lindje të Ukrainës.

Kievi do ta interpretojë pozicionin e heshtur të Evropës "si një dritë jeshile për një operacion ushtarak në Donbass dhe rivendosjen e integritetit territorial me forcë", tha Konstantin Kosachev, duke reaguar ndaj një deklarate të përbashkët të ministrave të jashtëm gjermanë dhe francezë mbi sulmin në Donbass, raportoi agjencia zyrtare e lajmeve e Rusisë TASS. Diplomati i lartë francez Jean-Yves Le Drian dhe homologu i tij gjerman, Heiko Maas, kanë shprehur shqetësime mbi përkeqësimin e situatës në vijën e kontaktit në Donbass, por më pas shprehën mbështetje për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kievit. “Rusia thotë se nuk duhet të ketë forcë, por vetëm një dialog të drejtpërdrejtë midis shteteve në konflikt. Deklarata e dy ministrave evropianë nuk e përfshin këtë dhe në këtë kuptim, ajo nuk ka vlerë të shtuar dhe vetëm i shton benzinë flakës së konfliktit, ”shtoi Konstantin Kosachev, nënkryetar i dhomës së sipërme të Këshillit të Federatës të Rusisë. Lufta në Donbass shfaqet përsëri në horizont që prej dështimit të marrëveshjes së armëpushimit të shkurtit 2015. Pamje të ushtrisë së Ukrainës në lindje, janë shfaqur në mediat sociale, duke nxitur spekulimet për një sulm në Donbass. Ndërsa zëdhënësi i presidentit rus, Dmitri Peskov akuzoi trupat ukrainase për provokime në lindje, teksa armëpushimi delikat po shkelet çdo ditë.