Gjermani, kërkohet izolim anti-COVID
Numri i pacientëve të shtruar në spital në kujdesin intensiv për COVID-19, po rritet shumë shpejt dhe një bllokim i shkurtër do të ishte i dëshirueshëm, deklaroi zëdhënësi i kancelares gjermane Angela Merkel në konferencën për shtyp në Berlin.
“Dje, ministri i Shëndetësisë shpjegoi se numri i pacientëve në terapi intensiv u rrit me 5% në një ditë të vetme”, tha Ulrike Demmer. ”Kjo tregon se sistemi shëndetësor ka të ngjarë të vihet nën presion”, shtoi Demmer. Demmer theksoi se po bëhen bisedime të rëndësishme mbi hapat që do të merren, sidomos për vendosjen e mundshme të një bllokimi të ri. Ndërsa Kancelarja Angela Merkel mbështeti kërkesat për një bllokim të shkurtër dhe të ashpër në Gjermani shkaku i frenimit të përhapjes së coronavirusit pasi normat e infeksionit janë shumë të larta, tha të mërkurën një zëdhënëse e qeverisë gjermane. Gjermania po lufton për të trajtuar një valë të tretë të pandemisë dhe disa udhëheqës rajonalë kanë bërë thirrje për një bllokim të shkurtër dhe të mprehtë ndërsa vendi përpiqet të vaksinojë më shumë njerëz.