SHBA nuk angazhohet për anëtarësimin në NATO të Ukrainës
(last modified Wed, 07 Apr 2021 18:24:12 GMT )
Prill 07, 2021 20:24 Europe/Tirane
  • SHBA nuk angazhohet për anëtarësimin në NATO të Ukrainës

Shtetet e Bashkuara riafirmuan angazhimin e tyre ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës të martën, por ndaluan së mbështeturi publikisht thirrjen e Kievit për një rrugë më të shpejtë drejt anëtarësimit në NATO.

“E kemi diskutuar prej kohësh këtë aspiratë me Ukrainën,” u tha gazetarëve sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki. “Por ky është një vendim që duhet ta marrë NATO” shtoi ajo. Ukraina, së bashku me SHBA-në dhe aleatët e tjerë perëndimorë, kanë shprehur shqetësim në rritje rreth lëvizjeve të trupave ruse në ditët e fundit përgjatë kufirit ukrainas që disa e shohin si një përpjekje për të frikësuar Kievin. Gjatë telefonatave të martën me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg dhe Kryeministrin kanadez Justin Trudeau, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy i bëri thirrje aleancës t’i dërgojë një mesazh Moskës duke e lejuar Ukrainën të anëtarësohet. Zyrtarët e mbrojtjes të SHBA-së, më 6 prill  refuzuan të komentojnë mbi kërkesën e Ukrainës për anëtarësim në NATO, megjithëse ata shprehën shqetësim të vazhdueshëm për veprimet e Rusisë.

 

Tags